Balluku takon Zaev-in në Vjenë: Jetësimi i korridorit të VIII, projekti më ambicioz mes vendeve tona

schedule11:51 - 19 Qershor, 2021

schedule 11:51 - 19 Qershor, 2021

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Vjenë.

Në një postim në llogarinë e saj në Facebook, Balluku bën të ditur se me Zaev pati mundësinë që të diskutonte nga afër për bashkëpunimin rajonal. Ministrja shprehet gjithashtu se jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes dy vendeve dhe se është gati një plan i qartë për zbatimin e tij.

POSTIMI

“Gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Vjenë, pata mundësinë për të diskutuar nga afër bashkëpunimin tonë rajonal me Kryeministrin e 🇲🇰Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev Jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes vendeve tona dhe ne kemi një plan të qartë për zbatimin e tij. ” s.b/abcnews.al/