Balluku takon studentët e Gjeologjikut: Godina pronë e fakultetit

schedule15:12 - 22 Qershor, 2019

schedule 15:12 - 22 Qershor, 2019

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku  në kuadër të Paktit për Universitetin zhvilloi një takim me studentët  e Gjeologji-Minierave të cilëve iu tha se është detyrë e qeverisë t’ju zgjidhë sa më parë problematikën e krijuar me ndërtesën e fakultetit.

Sipas Ballukut godina tashmë është në pronësi të fakultetit ndërkohë që rikonstruksioni i saj është ndër prioritetet e Ministrisë së Arsimit.

Gjithashtu ministrja iu beri të ditur studentëve se çdo vit pesë ekselentë do të punësohen pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë prania e kompanive të huaja të cilat veprojnë në vendin tonë në sektorin e hidrokarbureve sipas Ballukut është një tjetër mundësi për punësimin e studentëve të Gjeologji –Minierave./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!