Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balluku: Sektori energjetik shqiptar, një histori suksesi dhe premtim për të ardhmen

schedule11:33 - 10 Nëntor, 2025

schedule 11:33 - 10 Nëntor, 2025

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka vlerësuar sektorin energjetik shqiptar si një nga historitë më të suksesshme të zhvillimit ekonomik të vendit, duke theksuar se ky sektor mbetet një premtim i fortë për të ardhmen.

“Sektori energjetik shqiptar është një histori suksesi, por edhe një premtim për të ardhmen. Nga investimet e huaja te inovacioni, ne po ndërtojmë një sistem energjetik që i shërben ekonomisë, qytetarëve dhe mjedisit,” u shpreh ministrja Balluku.

Ajo shtoi se puna e deritanishme në këtë drejtim ka sjellë rezultate konkrete, ndërsa qeveria mbetet e motivuar për të vijuar me tranzicionin e gjelbër dhe rritjen e qëndrueshme të sektorit.

“Krenarë për atë që kemi arritur, të motivuar për atë që na pret,” përfundoi Balluku/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!