Në programin ‘Zëri i Shqiptarëve’ fokus në tryezën e diskutimit dhe në sondazhin e radhës ishte pezullimi nga detyra e numrit dy të qeverisë Rama, zëvendës kryeministres dhe njëherësh ministres së energjitikës Belinda Balluku.
41.7 për qind e të anketuarve e mendojnë të drejtë vendimin e Ramës për të dërguar çështjen në Gjykatë Kushtetuese. 37.6 për qind e tyre mendojnë se vendimi është i gabuar, ndërsa 20.7 për qind e tyre mendojnë se vendimi tregon se reforma në drejtësi ka nevojë për korigjime.
Analisti Roland Lami deklaroi se vendimi i kryeministrit ishte i drejtë. Sipas tij, ndonjëherë përplasja e pushteteve është e shëndetshme, teksa shtoi se kufijtë i vendos Gjykata Kushtetuese.
“Nëse herë të tjera nuk kam pasur dilema, tani kam dilemë. Nga pikëpamja profesionale, nuk duhet diskutuar kjo gjë, më duket shumë mirë që Rama e ka dërguar. Përplasja e pushteteve ndonjëherë është e shëndetshme. Kufijtë i vendos Gjykata Kushtetuese. Nuk arrij ta kuptoj, nga pyetja, shkohet te ajo, a ka nevojë reforma të shihet. Si lidhet reforma me nismën e kryeministrit.”, theksoi ai./abcnews.al

