Balluku, Rama dhe Kumbaro në Azerbajxhan, zëvendëskryeministrja: 3 pikat kyçe që u diskutuan

schedule13:54 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 13:54 - 8 Dhjetor, 2022

Kryeministri Edi Rama, së bashku me zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro ditën e sotme kanë zhvilluar një vizitë në Azerbajxhan.

Ministrja Belinda Balluku përmes një postimi në Facebook, ka bërë me dije 3 pikat kyçe të diskutuara me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliev.

Balluku: Baku – gjatë vizitës zytare në takim me Presidentin Aliev, Ministrin e Jashtëm Mammadov dhe Ministrin e Energjisë Shahbazov.

– hapja e ambasadave respektive në Tiranë dhe Baku

– Projekti i gazifikimit të Shqipërisë, duke nisur menjëherë me Korçën

– Pjesëmarrja aktive e SOCAR në projektin e integruar rajonal të Vlorës , ishin vetëm tre nga prioritetet strategjike që u vendosën për të avancuar sa më parë. Çështje të tjera ekonomike e diplomatike u panë me interes nga të dy delegacionet për t’u diskutuar më tej në nivel teknik. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit sot janë në nivelin më të lartë dhe premtues për bashkëpunimet e së ardhmes.

/Abcnews.al/