Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Gjykata, ndërhyrja brutale në ekzekutiv”, kreu i qeverisë: Kemi dy institucione kyçe pa “kokë”

schedule09:45 - 7 Dhjetor, 2025

schedule 09:45 - 7 Dhjetor, 2025

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku. Shefi I qeverisë e konsideron vendimin e gjykatës së posaçme ndërhyrje brutale në ekzekutiv që ka bllokuar punën e disa institucioneve.

Ndaj dhe ankimimi në Gjykatën Kushtetuese, është beteje për ruajtjen e balancës mes pushteteve.

“Ankimimi që kam bërë në Gjykatën Kushtetuese nuk është një betejë politike, nuk është as një kundërvenie ndaj drejtësisë, nuk është as një presion mbi këdo qoftë, përfshirë edhe këto shpjegime, të cilat janë të domosdoshme për ata që më kanë besuar privilegjin e udhëheqjes së këtij vendi, por është një betejë institucionale, një betejë themelore për mbrojtjen e kufijve mes pushteteve dhe për moslejimin e marrjes së kompetencave ekskluzive të kryeministrit, qeverisë dhe parlamentit nga një prokuror e një gjykatës, një precedent kërcënues për demokracinë, në kuptimin më të drejtëpërdrejtë të fjalës dhe krejt i panjohur në Europë dhe në krejt botën demokratike.”

Si shembull të pasojave që sjell pezullimi i Ballukut, kryeministri nënvizoi bllokimin e punës së Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare pasi drejtorët e tyre janë në arrest shtëpie me kërkese të Spak. Zëvendësimi I tyre thotë Rama mund të bëhet vetëm me firmën e ministres Balluku.

“Janë vendosur në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH-it.  Nuk ka asnjë rëndësi se si i mendoj unë arsyet e këtyre ndalimeve, se kjo po, kjo është punë e prokurorit dhe gjykatësit – për sa kohë, siç kanë konstatuar me shqetësim më shumë sesa një herë autoritetet e Këshillit të Europës, paraburgimet e arrestet e shtëpisë, pa gjyq, janë bërë “bukë e djathë” në Shqipëri. Por fakti është se ata nuk hetohen në gjendje të lirë, dhe kështu cila është pasoja? Pasoja është se lihen pa kokë edhe dy institucione të tjera kyçe për vendin, të cilat mbulojnë infrastrukturën kombëtare të rrugëve dhe infrastrukturën kombëtare të energjisë.

Mirëpo, pse kjo pasojë tani është e lidhur drejtpërdrejtë me pezullimin dhe pse kjo pasojë tani bëhet e pariparueshme, për sa kohë pezullimi, jo vetëm antidemokratik, por edhe alogjik i një anëtari të kabinetit, e bën të pamundur zëvendësimin e tyre, pasi ligji nuk ia jep askujt tjetër, përveç autoritetit ekskluziv të ministrit edhe të drejtën e këtyre emërtesave”

Ndërsa e cilëson kambanë alarmi ndërhyrjen në punën e qeverisë, Rama nënvizon se nuk do të heqë dorë nga përpjekjet për ruajtjen e balancës së pushteve.

“Ka një devizë, ne e kemi ndjekur si postulat: Mos ndërhy në punët e drejtësisë. Por, nga ana tjetër, kjo ndërhyrje brutale në trupin e qeverisë është një kAmbanë alarmi, që duhet dëgjuar deri në fund, për të mos u përsëritur më kurrë. Dhe kështu, duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe duke rivendosur në pozicionet kushtetuese njëri-tjetrin, ndihmojmë Shqipërinë, ndihmojmë konsolidimin dhe modernizimin e shtetit shqiptar”

Të premten e 12 dhjetorit, Gjykata Kushtetuese do të mblidhet për të shqyrtuar padinë e kryeministrit Rama, I cili kërkon  shfuqizimin e pezullimit të vendosur nga Gjykata e Posaçme për Ballukun, me argumentin se cënon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave dhe parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!