Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Balluku’, rrëzohet kërkesa e SPAK/ Në sallë 128 deputetë. Raporti i PD, pro 82 vota të maxhorancës

schedule11:21 - 12 Mars, 2026

schedule 11:21 - 12 Mars, 2026

Në parlament këtë të enjte u diskutua për kërkesën e SPAK, për ndryshimin e masës për Belinda Ballukun. Opozita sic e ka bërë të qartë me kohë lexoi raportin e saj pro heqjes së imunitetit të deputetes së PS-së.

Por maxhoranca pati të tjera argumente, të kundërta, duke mos e ndryshuar pozicionin e saj të shprehur që në fillim të javës nga vetë kryeministrit Rama. Deputeti Ulsi Manja lexoi raportin e sociliatëve, të Këshillit të Imunitetieve, duke e vendosur theksin tek fakti se masat e para të vendosura ndaj Ballukut janë mjafueshme bazuar dhe provave të paraqitura nga SPAK.

Në parlament pati vetëm një votim, jo për raportet por projekvendimit.



Projektvendimi “Për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për imunitetin e deputetes Balluku u rrëzua nga votat e socialistëve dhe 3 të PSD-së.

Nga radhët e socialistëve mungoi vetë deputetja Balluku dhe tre të tjerë. Vendi i Elisa Spiropalit dhe Fatmir Xhafajt ishin bosh. Nuk ishte në sallë as Blendi Gonxhja, pasi ishte jashtë vendit, në një vizitë pune në Francë. Pati mungesa dhe në vendet e demokratëve si Jozefina Topalli, Mesila Doda apo Manjola Luku.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!