Nga sot DPSHTRR do të ketë një drejtues të ri. Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, prezantoi Kreshnik Bajraktarin në krye të këtij institucioni, ndërsa listoi një sërë shërbimet të reja që kanë lehtësuar burokracitë për qytetarët.
“Retro e ka treguar më së mirë se automjetet janë memorie, kulturë. Do i referohem disa numrave të rëndësishëm. Sot kemi 17 zyra të reja shërbimi në të gjithë vendin, 424 955 shërbime më shumë të ofruara, sot ofrojmë 9 herë më shumë shërbime 21 mln kilometra të kursyera, 1.4 mln litra karburant, 260 mln lekë më pak shpenzime.
Kemi 2 poligone model, qëndra trajnimi me kushte optimale. Një nga risitë e tjera që ka të bëjë me sigurinë rrugore, kemi nisur një process rigoroz sa i përket rikualifimit për drejtuesit e mjeteve që humbin pikët e patentës. 2359 riregjistrime, vetëm 13.4 kanë kaluar testin, duke garantuar që të kthehen në rrugë vetëm drejtues të sigurtë.
Kjo bëhet përmes edukimit dhe masave të forta disiplinore. Kontrolli teknik ka qenë një tjetër pjesë e rëndësishme e mirëmenaxhimit. Të gjithë e mbajnë mend si bëhej kolaudimi, totalisht në një situatë të padisiplinuar. Ne morëm një vendim që në fillim u duk ekstrem. Vendosëm që DPSHTRR duhet të ishte përgjegjëse për kolaudimet, të gjithë dyshuan në fillim por mënyra si ne ngritëm të gjithë logjistikën, bënë që kolaudimi të kthehet në një proces, pa mund, të drejtë. Numrat janë me të vërtetë impresionuar sa i përket kolaudimit. Ndërkohë testimet on line janë një tjetër risi e ofruar nga DPSHTRR. Ka qenë hapi më i mirë që kemi bërë, duke shkurtuar, kohë, letra pa fund duke i dhënë mundësi të gjithëve.
Kodi rrugor ka pësuar disa herë ndryshime që kanë për syni përafrimin me atë të BE. Numri I makinave gjatë verës është disafish i rritur, të gjitha këto kërkojnë angazhim. Por duhet të angazhohemi akoma më shumë. Të injektojmë teknologji të re. Duke nisur nga sot Kreshnik Bajraktari do të drejtojë DPSHTRR. Prej kohësh ka kontribuar në transportin publik në MIE dhe Bashkinë e Tiranës. Bashkëpunëtor I mirë, zyrtar I ndërgjegjshëm, do të jetë një drejtues mbështetës. Punët e mira bëhen me skuadra të mira të motivuara.” tha Balluku. /abcnews.al


