Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Balluku për punët e saj si ministre, e zorshme të zëvendësohet”, mesazhi i Ramës në mbledhjen e grupit të PS

schedule22:52 - 26 Shkurt, 2026

schedule 22:52 - 26 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore qeverinë.

Pas largimit të paralajmëruar të zevendeskryeministres Belinda Balluku, Rama shkarkon ministren e Jashtme Elisa Spiropali, ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, ministren e Brendshme Albana Koçiu, e cila bëhet zëvendëskryeministre dhe ministrin e Drejtësisë Lamallari, që shkon ministër i Brendshëm.

Por pak para se të lajmëronte ndryshimet në qeveri, Kryeministri Edi Rama ka bërë një koment për zëvendëskryeministren Belinda Balluku për të cilën ka thënë se është e vështirë të zëvendësohet në detyrat e saj qeveritare.



Gazetarja Greta Bullari, tha për ABC News se kjo deklaratë e kryeministrin është bërë në mbledhjen me dyer të mbyllura.

“Pavarësisht karakterit të saj të fortë, doni apo nuk doni ju, Belinda Balluku për punët e saj si ministre apo edhe angazhimet politike është e zorshme të zëvendësohet. Ka qenë këmbëngulëse për çdo arritje  në qeverisëse dhe ka treguar sukses elektoral në çdo zonë që e kemi çuat. Kudo bënte vetëm progres”, mësohet të ketë thënë ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!