Qeveria është e angazhuar që sipërmarrësit vendas dhe të huaj të gjejnë komoditet për të punuar në Shqipëri. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e bëri të ditur nga Korça ku inspektoi disa institucione publike.
Nga ky biznes fason me kapital 100% italian në Korçë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tregoi angazhimin e qeverisë sa i përket investimeve të huaja në vend.
“Për gjithë qeverinë, për gjithë strukturat shtetërore, është shumë e rëndësishme që bizneset apo investimet e huaja, si dhe ato shqiptare sigurisht, të gjejnë komoditetin e të punuarit në Shqipëri me transparencë të plotë duke përmbushur të gjitha kërkesat e legjislacionit shqiptar, por sigurisht duke ju ofruar qytetarëve tanë mundësi punësimi dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha Balluku.
Gjatë vizitës së saj në këtë qark, ministrja Balluku inspektoi disa prej institucioneve që ofrojnë shërbim për qytetarët. Balluku u njoh me ecurinë e punës dhe problematikat që hasen në to. /ABC News Albania 24/7