Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balluku nga Fieri: Monitorim Vjosës orët e ardhshme. Bashkia Fier më e prekura

schedule14:40 - 8 Janar, 2026

schedule 14:40 - 8 Janar, 2026

Në prononcimin për mediat pas përfundimit të mbledhjes urgjente të Shtabit të Emergjencave Civile në Prefekturën e Fierit, drejtuesja politike e qarkut Belinda Balluku, ka pohuar se janë diskutuar me hollësi të gjitha detajet për planin e masave pêr situatën e krijuar nga reshjet veçanërisht në zonat problematike ku ka toka bujqësore, dhe banesa nën ujë.

Më problematike në qark paraqitet situata në bashkinë e Fierit, ndërkohë që edhe në Mallakastër është bërë evakuimi i një familjeje.

Ministrja Balluku tha se në qarkun e Fierit nuk ka dëme në bagëti, pasi janë evakuuar në kohë rekord.



“Gjatë mbledhjes së Këshillit të Emergjencave për qarkun Fier diskutuam për të gjithë situatën. Gjendja emergjente e Fierit është ajo që na shqetëson më shumë pasi Bashkitë e tjera nuk e kanë një problematikë të tillë. Kemi një situatë në Mallakastër në Pocem, vetë kreu i Bashkisë ka ndërhyrë atje për evakuimin e një familje. Kemi diskutuar për të gjithë planin e masave.

Ka një përmirësim të motit në këto momente, përvec erës që do të arrijë kulmin në ultësirën perëndimore me 25 m/s, sa i përket prurjeve të Vjosës ne nuk shohim vetëm reshjet, pasi ka të bëjë edhe me prurjet që vijnë nga zona të tjera por edhe nga Greqia, do monitorojmë në orët e ardhshme” tha ajo ndërsa shtoi se pasi të kalojnë orët kritike do të nise faza e paspërmbytjes që ka të bëjë me dëmshpërblimin e dëmeve proces që do të kryhet nga bashkitë në bazë të akteve ligjore për fatkeqësitë natyrore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!