Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balluku në Athinë, takim me Mitsotakis: Shqipëria e përkushtuar për një të ardhme energjetike më të sigurt

schedule13:40 - 7 Nëntor, 2025

schedule 13:40 - 7 Nëntor, 2025

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku mori pjesë në takimin Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC).

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balluku u shpreh se në fokus të takimit, ishte siguria dhe diversifikimi i burimeve energjetike.

“Kryeministri Mitsotakis mbajti fjalën hapëse të takimit – Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC), organizuar nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, qeverisë greke dhe Qendrës Globale të Energjisë në Këshillit Atlantik, me pjesëmarrjen e Sekretarit të Energjisë së SHBA, Chris Wright dhe ministrave të Energjisë nga Europa Qendrore dhe Lindore.

Në fokus, siguria dhe diversifikimi i burimeve energjetike, duke pasur në vëmendje uljen e ndikimit të gazit rus në Europë, por edhe bashkëpunimin mes vendeve përmes korridoreve të reja të furnizimit, duke nxitur zhvillimin e infrastrukturës dhe investimet e përbashkëta.

Shqipëra mbetet e përkushtuar të kontribuojë në këto përpjekje për një të ardhme energjetike më të sigurt dhe të qëndrueshme.”, shkruan Balluku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!