Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë një vizite në qarkun e Kukësit ka inspektuar disa nga institucionet kryesore që ofrojnë shërbime publike për qytetarët, ku u ndalur në një biznes fason në të cilin janë punësuar 105 punonjëse me ndërmjetësimin e Zyrës së Punës. Ministrja Balluku vlerësoi investimin dhe u shpreh se ky është një shembull të cilin duhen ta ndjekin edhe sipërmarrës të tjerë. Gjatë vizitës në qarkun e Kukësit Ministrja Balluku në inspektimin e saj u ndal në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe në spitalin Rajonal të Kukësit ku pa nga afër punimet për ndërtimin godinës së re të këtij spitali ku do të përfshihen bllokun operator dhe urgjenca si dhe maternitetin. Balluku vlerësoi punën e punonjësve të DRSHTRR Kukës pasi ofrojnë shërbim të shpejtë për qytetarët dhe shmangin pritjen dhe sorollatjen në sportele./ABC News Albania 24/7
Balluku në Kukës, viziton një biznes fason
schedule20:30 - 5 Maj, 2019
schedule 20:30 - 5 Maj, 2019