Për kryeministrin Edi Rama, Belinda Balluku është njerëzit më të votuar ndër të vetët. Rama tha se Balluku do të vijojë të drejtojë qarkun e Fierit në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa shtoi se pak kush si ajo mban kontaktet me terrenin
“Ndërkohë që Balluku u kthue në ‘shtrigën’ që duhet djegur me zjarr molotovësh dhe tërë fondet e mobilizuara si asnjëherë më parë, u kthyen në para të grabitura prej asaj vetë, sot dua tu them shqiptarëve se ndryshimin epokal që vijon dhe do vijojë në infrastrukturë dhe energjitikë, nuk e solli koha, as thjesht paratë, nuk e solli askush dhe asgjë tjetër përpos votës së tyre për këtë parti për qeverinë e kësaj partie, ku bën pjesë edhe Balluku si anëtare e kryesisë së PS, si një ndër njerëzit tanë më të votuar, e cila për 6 vjet drejtoi MIE, pa orar duke luftuar pa reserve, për të realizuar objektivat e programit tonë, në këta dy sektorë shumë të rëndësishëm.
E di që mes nesh ka disa që mendojnë se fitoret e saj në territor burojnë nga fuqia që ajo kishte, kjo mbetet për t’u parë në zgjedhjet e afërta ku ajo do vijojë të drejtojë qarkun.
Pak kush nga ne mban si Belinda kontaktet me territorin duke shkuar rregullisht. Nuk kam në plan ta shpall as hero e as viktimë Belindën sot, dhe uroj që prokuroria të shterojë cdo pistë që mund të cojë te korrupsioni, në fund të ditës cdo kush pas të 18-ave varet vetëm te kmbët e veta. Unë si kryeministër nuk e kam as të mundur e as të lejuar, që ti mbaj pishën asnjë bashkëpunëtori. Nuk kam ndërmend t’ju them që Belinda është një njeri që durohet lehtë në punë, pasi e dimë të gjithë sa e lehtë është të merresh me të.
Nuk kam ndërmend ta shpall të pafajshme apo të shkel për të vijën e kuqe që e kam viztuar para deputetëve në këtë sallë, që vlen për të gjithë njësoj. Janë gjëra që i takojnë aovkatit, apo prokurorit apo gjykatësit, jam po s jam unë dakord. Po nuk lë pa përmendur transforimimet e mëdha në dy sektorët që ministrja ka ndjekur. Në 6 vite janë ndërtuar rreth 1 mijë km të rrjetit rrugor kombëtar, me standarde. 40 kantiere janë të hapura në gjithë vendin dhe do jenë vlerë e shtuar, nga aksi Elbasan Rrogozhinë, te Elbasan Qafë Thana që mbyllen në 2027, duke vënë në dispozicion korridorin e VIII që u bllokua për vite nga të tjerë, për të mos u klasifikuar nga të tjerë dhe e zhbllokuam ne në samitin e BE këtu në Tiranë, dhe është shpallur korridor sigurie për forcat e NATO-s.
Edhe Elbasan Banjë, apo by pass i Fierit dhe Vlorë, janë vepra që janë kryer në këto 6 vite, ashtu si Orikum Dukat, apo tuneli i Llogarasë, që flitet në uturakët e Qimbellinjve për miliona e meleona të vjedhur, por të vetmet meleona janë ato të përfituar nga rritja e fluksit drejt detit Jon për ekonominë dhe financat e vendit.” u shpreh Rama.


