Firmoset marrëveshja financiare për Air Albania. Lajmin e bëri publik ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku.
Në Aeroportin Nënë Tereza ministrja e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku njoftoi firmosjen e marrëveshjes financiare me drejtorin e kompanisë Turkish Airlines.
Për drejtorin e Turkish Airlines, Air Albania së shpejti do të jetë në qiell.
Firmosja e marrëveshjes financiare vjen pas testimeve, trajnimeve dhe verifikimeve të autoriteteve ndërkombëtare, sipas njoftimit të Kryeministrisë./abcnews.al