Balluku: Linjë e re hekurudhore Pogradec-Korçë-Greqi

schedule20:30 - 12 Qershor, 2021

schedule 20:30 - 12 Qershor, 2021

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë fjalimit të mbajtur në Kongresin e 30-të të PS ka njoftuar se një linjë e re hekurudhore Pogradec-Korçë-Greqi pritet të ndërtohet së shpejti.

Ndërkohë sipas Ballukut, lidhja me Malin eZi di të bëhet nga rehabilitimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit.

“Do të vijë linja e re hekurudhore Pogradec-Korçë-Greqi e cila do të bëjë shumë më të leverdishme lëvizjen e mallrave, por edhe të pasagjerëve të Bullgarisë, Turqisë, Maqedonisë së Veriut. Lidhja me Malin eZi di të bëhet nga rehabilitimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, këto projekte përforcojnë njëri tjetrin”, tha ndër të tjera Balluku. e.l/abcnews.al/