Balluku inspekton punimet për ndërtimin e lotit 3 te Porto Romano-Durrës: Përfundon në shtator

schedule14:07 - 12 Maj, 2021

schedule 14:07 - 12 Maj, 2021

Ministrja Belinda Balluku këtë të mërkurë ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve për ndërtimin e lotit 3 te Porto Romano-Durrës.

Balluku në fjalën e saj ka bërë me dije se një projekt i cili do i japë një frymë ndryshe zhvillimit të ekonomisë dhe jo vetëm në qytetin bregdetar.

Sipas Ballukut një projekt i tillë do të bëjë të mundur lëvizjen e lirshme në zonën e Spitallës që tashmë pritet që të shndërrohet në një zonë të madhe industriale.

“Lotin e 3 e kemi nisur shtatorin e kaluar këtë kantier dhe tashmë çdo gjë ka marrë formë dhe shtrati i rrugës është i dukshëm. Drejtimi i rrugës në perëndim na lidh me portin e ri që ka nisur puna për ndërtimin e tij dhe zhvillimi i tij ka lidhje me projektin e Emirateve që ka marrë përsipër dhe ndërtimin dhe kthimin e portit të Durrësit në një pikë turistike për Mesdheun.

E gjithë zona që ne ndodhemi ka një plan zhvillimi industrial, në Spitallë ne kemi përfunduar projektin e Parkut të Ri Fotovoltaik me një investim francez që jo vetëm do të jetë një zonë industriale por do të ketë dhe një zhvillim të madh urban.

Duke mbyllur të gjithë landfillit dhe duke krijuar përmirësimin e mjedisit do të mundet që të kemi një frymë tjetër për Durrësin. Infrastruktura që po ndërtojmë ne sot si nga ana industriale dhe ajo urbane do ti japë më shumë prioritet për dekadat e ardhshme. Java e fundit të shtatorit është dhe fundi i projektit”, ka thënë Balluku.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!