Trajtimi i ujërave të ndotura/ Balluku: Ndëshkime për bizneset që ndotin detin apo lumenjtë

schedule13:41 - 13 Qershor, 2024

schedule 13:41 - 13 Qershor, 2024

Në prag të nisjes së  fluksit turistik të verës  në të gjithë vendin vijojnë kontrollet në biznese për vendosjen e impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura. Zv.kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës  nga Radhima u shpreh se nuk do të ketë asnjë tolerim për këdo që abuzon duke ndotur ujërat.

Për të rritur transparencën e të gjithë këtij procesi inspektorët janë pajisur edhe me kamera trupi, ndërkohë që vetëm brenda një jave janë kontrolluar më shumë se 400 subjekte.

Task Forca për zbatimin e aktit normative për trajnimin e ujërave të ndotur nga subjektet që operojnë pranë ujërave larës vijon me kontrollet në të gjithë vendin, duke pasur në fokus të veçantë zonën turistike bregdetare ku është përqendruar edhe numri më i madh i njësive të shërbimit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!