Balluku e Muzhaqi në panairin e arsimit dhe punës në Dibër: Mundësi për rritje profesionale dhe punësim për të rinjtë

schedule21:10 - 29 Janar, 2024

schedule 21:10 - 29 Janar, 2024

Mundësi të reja dhe të shumta për aftësim, ngritje kapacitetesh profesionale dhe punësim ka ofruar për të rinjtë dibranë Panairi i Edukimit, Trajnimit dhe Punësimit, i organizuar nga Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët në bashkëpunim me Bashkinë e Dibrës.

Panairi me një pjesëmarrje të pasur të institucioneve arsimore private dhe publike, institucioneve lokale dhe vendore dhe aktorëve nga bota e biznesit dhe aktivizmit është vizituar nga Zv.Kryeministrja Belinda Balluku dhe Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, të cilat kanë përcjellë edhe mesazhet e tyre lidhur me politikat e Qeverisë për mbështetjen e rinisë.

“Dibra është një shembull për t’u marrë, pasi është një qytetet ku rinia është active edhe sepse sot jemi në kushte të tjera totalisht të ndërlidhjes me qytetet e tjera. Dibrës sot për të ardhur në Tiranë i duhet 1 orë e gjysmë dhe do t’i duhet edhe më pak kur tuneli i Murrizit të jetë operativ. Por nga ana tjetër këtu të rinjtë janë aktiv, janë pjesë dhe kanë zë në vendimmarrje, janë në kontakt të vazhdueshëm me bashkinë”, është shprehur Zv.Kryeministrja Balluku.

Ministrja Muzhaqi duke folur për organizimin e panairit është ndalur në programet e ndryshme që ofrohen në funksion të informimit të të rinjve për mundësitë e edukimit dhe punësimit.

“Ne kemi ftuar rreth 30 aktorë të ndryshëm që fillojnë nga universitetet publike dhe ato private, si dhe institucione e shoqata të ndryshme. Janë programet tona si AKPA-ja, Programi i Kodimit, Programi i Praktikave që të rinjtë kanë mundësinë të ulen dhe të mësojnë në panair për fusha të ndryshme dhe mundësitë që ne ofrojmë. Synimi i aktivitetit është që duke bashkuar qoftë sektorin privat, qoftë sektorin publik tju orfrojmë të rinjvë mundësinë që të bashkëbisedojnë dhe të kuptojnë se silat janë mundësitë që kanë jo vetëm më Dibër, por në të gjithë Shqipërinë”, tha ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve.

Për Zv.Kryeministren Balluku e cila është edhe drejtuese politike e PS për qarkun Dibër, duhet që të rinjtë të informohen dhe sqarohen se sa e rëndësishme është shkolla profesionale, pasi është edhe në fokus të qeverisë.

“Në buxhetin 2024 ka fonde dedikuar si për rikonstruksionin e shkollave profesionale, ashtu dhe për rikonstruksionin e konvikteve dhe sidomos për sektorin energjetik është shumë e rëndësishme që një pjesë e nxënësve pas shkollës 9-vjeçare të vendosin që të zgjedhin arsimin profesional. Ne duhet të kemi elektricistët apo teknikët të cilët mund të fillojnë menjëherë pas shkollës së mesme profesionale të bëhen pjesë e skuadrave të energjisë. Nga ana tjetër duke u dhënë atyre më pas mundësinë që të shkollohen edhe me arsimin e lartë përmes bursave që vetë kompanitë do të vënë në dispozicion. Pra kemi një plan afatgjatë, një plan i cili nis në 2024 nga infrastruktura shkollore dhe deri tek bursat arsimore, të cilat mund të vijnë përmes ndërmarrjeve që duan të rrisin të gjithë skuadrat që do ti bashkohen në të ardhmen”, ka thënë Zv.Kryeministrja Balluku.

Panairi i Edukimit, Trajnimit dhe Punësimit kishte si synim informimin e të rinjve të Dibrës mbi programet Bachelor dhe Master të ofruar nga Universitetet publike dhe private, prezantimin me Programin e Kodimit, i cili ofrohet me mbështetje financiare nga Qeveria Shqiptare dhe programe të tjera trajnuese për fitimin e aftësive të ndryshme profesionale si dhe vendosjen e kontakteve të të rinjve të interesuar për punë me bizneset lokale dhe kombëtare për mundësi punësimi ose praktike pranë këtyre bizneseve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!