Balluku: Durrësi dhe Shqipëria do të përfitojnë një port ndërkombëtar, me parametra modernë

schedule12:11 - 5 Dhjetor, 2020

schedule 12:11 - 5 Dhjetor, 2020

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku ka vijuar inspektimet në Portin e Durrësit.

Balluku deklaroi se Porti do të rialokohet për t’i hapur rrugë shndërrimit të portit aktual në një port tërësisht turistik.

Balluku gjithashtu u shpreh se qëllimi është që  Porti i Durrësit të kthehet në një port tërësisht turistik, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin.

“Synimi i qeverisë është që Durrësi të kthehet në një qytet turistik me vlerë jo vetëm për Shqipërinë , por edhe për rajonin.

Porti i ri do të ndërtohet mbi bazën e parashikimeve të volumeve të dhjetëvjeçarit të ardhshëm, do të ketë një zonë të lirë ekonomike që do të lidhet me një linjë treni. Durrësi dhe Shqipëria do të përfitojnë një port ndërkombëtar, me parametra modernë”, u shpreh Balluku.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!