Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Balluku: 45% e konsumit të energjisë, nga burime fotovoltaike dhe eolike deri në 2030

schedule10:20 - 26 Janar, 2026

schedule 10:20 - 26 Janar, 2026

Sektori energjitik në Shqipëri  bazohet mbi energjinë e pastër  ndërsa synim mbetet që deri në vitin 2030, 45% e energjisë për konsum vendas të prodhohet vetëm nga era dhe dielli.Kjo do të ndikonte direkt në uljen e varësisë së sistemit energjitk në vend nga reshjet e shiut.Në ditën Ndërkombëtare të Energjisë së pastër zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, theksoi angazhimin e Shqipërisë për rritjen e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme. Ndërkohë që World Economic Forum ka vlerësuar Shqipërinë si një nga vendet më të qëndrueshme në sektorin energjetik në vitin 2025, falë kapaciteteve 100% të rinovueshme..

Ndërkaq, sipas të dhënave të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë,vetëm në dy vitet e fundit  në sektorin energjitik shqiptar  kryesisht në burime të energjisë së rinovueshme. aktualisht janë mbi 700 Mw kapacitete private fotovoltaike të instaluara dhe që ndodhen në operim, si dhe 400 Mw kapacitete të shtuara vetëprodhuese.

Ndërkohë që një sërë projektesh janë në plan për tu realizuar duke përmendur këtu centralin eolik i Tropojës. Projekti pritet të realizohet nga kompania  e mirënjohur amerikane CwP në Tropojë dhe do të ketë një kapacitet prodhues prej 600 megavator energji elektrike. Kjo do e cojë kapacitetin e enrgjisë së rinovueshme në vend në gati 1500 megavatore./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!