ELBASAN – Nëse dëshiron vërtet të provosh ballokumen, duhet patjetër të shkosh në Elbasan. Ballokumen mundohen ta gatuajne të gjithë për ditën e verës, por sekretin e sijes së saj e dinë vetëm elbasanllinjtë.
Një prej tyre tyre është edhe Eugen Baku. Ai tregon se ka një jetë që i gatuan. Baku ka rrëfyer për ABC Neës se çfarë duhet për të përgatitur një ballokume Elbasani.
Që ballokumja të ruaj shijen siç e bënin dikur nënat elbasanase ajo duhet të gatuhet në një enë bakri dhe me lugën e drurit. Në recetën tipike elbasanase, përbërësi sekret është finja. Pas përgatitjes së masës sekreti i fundit qëndron tek forma e saj.