“Ballkoni” protestë në Strasburg, mbi 30 deputetë me pankarta te oborri i Parlamentit. Tabaku takime brenda

schedule15:11 - 23 Tetor, 2024

schedule 15:11 - 23 Tetor, 2024

Me bluzat e veshura “Free Berisha” e secili me nga një pankaratë në dorë, deputetët e Partisë Demokratike zhvilluan një protestë simbolike, para Parlamentit Europian.

Ndërsa në Tiranë këtë të mërkurë gjendet Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, opozitarët ishin në Strasburg, për t’u bërë më të dëgjueshëm për eurodeputetët.

“Nuk është e lehtë sepse me ngjarjet në Ukrainë, me atë që po ndodh në lidjen e mesme, është evështirë të tërhqesh vëmendje ndëkrombëtare, për një vend që bota demokratike e shoh si një vend që mjafton të ketë stabilitet.”

Demokratët prekën dhe cështjet e tyre të brendshme që lidhen me drejtësinë, Berishën apo Salianjin.

Por dhe rastin e fundit që lidhet me aleatin e tyre, Ilir Metën.

Ky manifestim u mbyll për një orë, ndëkrohë që takimet me europarlamentar zgjatën më shumë. Një grup deputetësh, mes tyre Noka apo Tabaku ishin brenda në godinë, në një takim me David McAllister, kreun  e komisonit te Jashtëm, që njihet për ndërhyrjen në krizën politike të 2017 apo çadrës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!