Pas tetë medaljeve të arta të fituara të shtunën në gara individuale, sukses të jashtëzakonshëm Kosova ka arritur edhe të dielën në garën ekipore në këtë sport.
Xhudistët e Kosovës kanë fituar medaljen e artë edhe në këtë kategori duke dominuar totalisht me pesë garues kundër Malit të Zi.
Laura Fazliu, Akil Gjakova, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka që të gjithë u treguan të pa konkurrencë, duke mposhtur me lehtësi rivalët e tyre nga Mali i Zi./h.ll/abcnews.al