Ballkaniada e volejbollit/ Shqipëria e parafundit, Kombëtarja U20 e femrave arrin vetëm një fitore

schedule16:56 - 25 Korrik, 2024

schedule 16:56 - 25 Korrik, 2024

Nuk arritëm dot suksesin që shpresonim dhe ishte e natyrshme.

Vajzat e reja shqiptare nuk arritën të justifikonin etiketën e skuadrës vendase, duke fituar vetëm një ndeshje, atë ndaj Maqedonisë së Veriut, me rezultatin 3-0, teksa u mund  2-3 nga Mali i Zi, 0-3 nga Bullgaria dhe 0-3 nga Turqia.

Kombëtarja shqiptare e volejbollit të vajzave deri 20 vjeç e mbylli në vendin e parafundit Kampionatin Ballkanit të moshës, duke humbur 0-3 ndeshjen e fundit ndaj Serbisë.

Në Sallën Olimpike “Feti Borova” konkurrencë pati vetëm në setin e parë, që përfundoi 25-18 për ekipin mik, ndërsa dy setet e tjera ishin me diferencë të madhe, me skuadrën serbe që i fitoi me shifrat 25-10 dhe 25-12.

Padyshim që kohët kur volejbollistet shqiptare fitonin medalje në Kampionatet Ballkanike, për të reja e për të rritura janë larg.

Kampione e gadishullit u shpall Turqia që i fitoi të pesë ndeshjet, ndërsa në vendin e dytë doli Serbia.

Skuadrat kryesore ballkanike U20 bënë përgatitjet e fundit përpara Kampionatit Europian të volejbollit për të reja që nis në 5 gusht. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!