“Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në BE”, ministri grek: Nuk duam mosmarrëveshje Serbi-Kosovë

schedule22:55 - 10 Nëntor, 2021

schedule 22:55 - 10 Nëntor, 2021

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka deklaruar se së fundmi se Ballkani Perëndimor duhet të integrohet sa më parë në BE.

Sipas tij nëse kjo nuk ndodh, për fat të keq do të bëhet sërish “Ballkan” në kuptimin e keq të fjalës, raporton abcnews.al.

Më konkretisht, ai tha se për momentin jemi para fillimit të krizës në Maqedoninë e Veriut. Duke iu referuar debatit të nesërm të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për mocionin e besimit, ai tha “mos e paragjykoni rezultatin, mos mendoni se qeveria Zaev e ka përfunduar ciklin e saj”

Në të njëjtën kohë, ai përsëriti se Greqia është mike dhe aleate e vazhdueshme e Maqedonisë së Veriut, me kusht që t’u përmbahet marrëveshjeve.

Ai iu referua edhe dialogut Beograd-Prishtinë, duke theksuar se Greqia nuk dëshiron që mosmarrëveshja atje të vazhdojë dhe shprehu shqetësim të thellë për Bosnje-Hercegovinën dhe situatën në Mal të Zi. /abcnews.al/