Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ballkani nuk zë mend!”/ Mërtiri: Maqedonasit vuajnë nga ‘kompleksi i madhështisë’

schedule20:32 - 7 Prill, 2026

schedule 20:32 - 7 Prill, 2026

Studentët në Republikën e Maqedonisë së Veriut po përballen me padrejtësi, pasi nuk u mundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pse kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj. Kjo çështje u pasua me protesta nga të rinjtë, të cilat shqetësuan kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski.

Ai deklaroi për median shtetërore se zhgënjimi i të rinjve i ka rrënjët në kohën e tranzicionit.

Analisti Ergys Mërtiri tha se Ballkani është një vend që nuk vë mend pasi vijon të mbetet i mbërthyer në tensione të vjetra. Sipas tij, roli i shqiptarëve dhe bashkëjetesa në zona si Çarshia tregojnë një model real integrimi, në kontrast me narrativat politike që thellojnë ndarjet.



“ Ballkani është një vend që nuk vë mend, ka vuajtur nga lufta dhe gjenocidet dhe prapë luajnë me jetët dhe e kanë për sport. Maqedonia është një vend multietnik, me një garanci të brishtë që garanton Ballkanin. Maqedonia ka një kompleks i madhështisë, në Shkup vizioni me shpërthime statujash banale që nga antikiteti dhe modernizmi, një etni që pretendon se rrjedh nga Aleksandri i Madh dhe flet gjuhë sllave.

Të jesh i vogël nuk është turp, por të jesh dinjitoz, ata duan të jenë komb i madh dhe nuk janë fare. Çarshia ka tërë etnitë dhe ndihen rehat, ai është Shkupi i vërtetë që pranon dhe integron të gjithë. Kulturën e vërtetë janë shqiptarët, çarshia është në anën shqiptare. Politikanët shqiptarë harrojnë çështjen, thuhet që janë mbi 2 miliardë euro investime të shqiptarëve në RMV.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!