Ballkani në mbështetje të Ukrainës/ Vendet e Evropës Juglindore miratojnë deklaratën për Kievin

schedule23:18 - 9 Tetor, 2024

schedule 23:18 - 9 Tetor, 2024

Përfaqësuesit e 12 vendeve të Evropës Juglindore miratuan të mërkurën Deklaratën e samitit për Ukrainën në Dubrovnik të Kroacisë, ku mori pjesë edhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Deklarata e dënon agresionin rus në Ukrainë, mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Kievit, si dhe shpreh mbështetjen për planin e paqes të Zelenskit dhe thekson se kushti për paqen është tërheqja e trupave ruse nga Ukraina.

Udhëheqësit e vendeve mbështetën integrimin evropian të Kievit dhe anëtarësimin në NATO kur të plotësohen kushtet. Deklarata thekson gjithashtu rëndësinë e sigurisë energjetike të Ukrainës, veçanërisht duke pasur parasysh dimrin e ardhshëm.

Më tej thuhet se termocentrali bërthamor i Zaporizhjas duhet të kthehet në kontrollin e Ukrainës. Duke folur gjatë samitit, Zelensky tha se, nëse Evropa nuk është e bashkuar, atëherë “nuk mund të presim paqe”.

Ky është samiti i tretë për Ukrainën mes Ukrainës dhe Evropës Juglindore prej momenti kur Rusia e filloi pushtimin në shkurt të vitit 2022, I pari u u mbajt në Greqi dhe I dyti në Shqipëri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!