“Ballkani në kërkim të Lisistratës”/ Studiuesja në arte pamore, Eleni Laperi rrëfen në “Pas Mesnate” jetën artistike

schedule12:07 - 19 Prill, 2024

schedule 12:07 - 19 Prill, 2024

Studiuesja në arte pamore letrare, Eleni Laperi në një rrëfim special në emisionin “Pas Mesnate” foli për stilin e të shkruarit, artet pamore e letrare, duke u ndalur gjithashtu edhe jeta e saj.

“Duke kërkuar lisistratën”, është edhe libri për të cilin zbuloi detaje të veçanta.

“Shembulli i Lisistratës tregon që këtë iniciativë e mori gruaja. Edhe në Ballkan këtë iniciativë duhet ta marrin gratë që të gjejë Ballkani qetësi”, u shpreh ajo. Studiuesja Eleni Laperi, në asnjë moment nuk hezitoi dhe nuk u ndal duke i dhënë zë gruas.

“Unë jam diplomuar piktore në Akademinë e Arteve. Për të gjitha gratë shqiptare ishte e vështirë që pasi të mbaronin shkollën, të kishin një atelie ku të mund të punonin. Të privilegjuar ishin djemtë, burrat piktorë. Në këtë mënyrë unë e gjeta me të lehtë të merresha me letërsi. Dhe kështu filluan të gjitha këto. Janë disa tablo që nuk i kam bërë do në pikturë dhe i ktheva në letërsi në fjalë”, u shpreh ajo.

Ndërsa flet për kohën gjatë studimeve për Universitetin e Arteve, kujton me pasion të gjitha detaje të veshjeve dhe kohën e kaluar gjatë gjimnazit.

“Profesori Zef Soshi më ka dhënë disa këshilla për konkursin. Dhe unë kam fituar. Ishim 3 vajza në klasë dhe të tjerët ishin djem. Në atë kohë ishte një tjetër atmosferë. Në një aksion në maturë, ne kemi punuar për hapjen e rrugës së Malësisë së Madhe. Flinim në vende të rregulluara për të fjetur bagëtitë natën. Dreka jonë merrej në një repart ushtarak që ishte atje”, tha më tej Eleni Laperi, duke u shprehur: “Unë i përkas atij brezi që e kaloi gjysmën e jetës në diktaturë dhe gjysmën në diktaturë. Unë e ëndërroja të dilja jashtë vendit. Të shihja si jetonin të tjerët. Kam pasur fatin që kam qenë në shkollë në një periudhë liberalizmi ku mund t’i shihja dhe mund të pikturoja nudo. Më pas ishte e dhimbshme të shihje që studentët që erdhën pas nesh nuk i kishin këto mundësi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!