Ballkani në fokus të ndryshimeve

schedule23:11 - 28 Janar, 2019

schedule 23:11 - 28 Janar, 2019

Në Ballkan po fryn erë ndryshimesh. Marrëveshja e Prespës është traktati që i jep zgjidhje problemeve mes Greqisë dhe Maqedonisë. Pas kësaj lindin një sërë tezash se çfarë po ndodh në rajoni tonë.

Për të diskutuar për këtë temë në emisionin “Byro Politike” ishin të ftuar: Agim Nesho, diplomat; Lisen Bashkurti, studiues; Arben Çejku, ish-ambasador i Shqipërisë në Maqedoni dhe Ilir Kalemaj, profesor dhe politolog. Ndërkohë në lidhje të drejtpërdrejtë nga Maqedonia ishte Seladin Xhezairi, drejtor i Klan Maqedonisë, ndërsa nga Greqia Rober Goroi, gazetar i ABC News në Athinë.

Marrëveshja e Prespës tashmë e ratifikuar nga të dyja vendet, Greqi dhe Maqedonia mund të quhet historike. Për drejtorin e Klan Maqedonisë, Seladin Xhezairi, ky traktat prish imazhin e keq të Ballkanit e konsideruar si fuçi baruti. Ai ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Byro Politike” nga Tetova ku theksoi se merita për këtë marrëveshje historike ka edhe faktori shqiptar.

Seladin Xhezairi: Kam përshtypjen se pikërisht Marrëveshja e Prespës sikur e prish atë imazhin e keq për rajonin si fuçi baruti dhe gjithnjë duke marrë parasysh se mosmarrëveshjet prej gati 3 dekadash për emrin kushtetues të Maqedonisë bënë që vendi të jetë rob i mohimit dhe i kundërshtimit të Athinës për integrimin e vendit. Do thosha këtu është pritur si marrëveshje historike traktati mes dy vendeve, pikërisht për arsyet e sipër thëna. Marrëveshja e Prespës sikur i vë pikë dilemave sikur që kanë qenë të pranishme në qarqet e këtushme sidomos ato maqedonase. Opozita e sotme VMRO-DPMNE e ka vënë vendin në këtë klub të tradhëtarëve sepse sipas saj me këtë marrëveshje preket identiteti i maqedonase, historia dhe kultura e ngritur mbase edhe teleshikuesit tuaj janë në dijeni e ngritur kryesisht pas LIIB. Zaev e gëzon mbështetjen e shumicës së qytetarëve për këtë hap tepër të guxishmësh, pse jo dhe historik dhe në këtë rrafsh merita ka edhe elementi shqiptar këtu në Maqedoni.

Ndërkohë për të folur se ç’po ndodh në Greqi ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë nga atje gazetari Robert Goro. Ai u shpreh se kjo marrëveshje ka qenë risk për Tsipras, i cili mund të humbasë zgjedhjet për shkak të saj.

Robert Goro: Duhet thënë që ka qenë një risk shumë i madh për Tsipras. Ai mund të humbasë edhe zgjedhjet kurdo që bëhen. Duket se nga njëra anë Tsipras është i vendosur t’i shkojë deri në fund impementimin e marrëveshjes. Ky është një investim i madh për karrierën e tij politike. Edhe në planin ndërkombëtar fytyra e tij ka marrë një shkëlqim tjetër. Këto tre ditë që kanë kaluar pas miratimit të marrëveshjes është fashitur disi reagimi. Kemi sulme ndaj deputetëve që votuan në favor të marrëveshjes. Ka qenë një atmosferë jashtëzakonisht e elektrizuar. Edhe këtu ka qenë atmosfera politkke reagimet kanë qenë të njëjta me ato në Maqedoni. Aq sa Tsipras përdori si argumente faktin që opozita greke akuzonte qeverinë e këtushme me të njëjta akuza që akuzonte VMRO qeverinë e Maqedonisë. Misotaqis ka deklaruar se Greqia mund ta bllokojë integrimin e Maqedonisë në BE. Por kjo s’ka lidhje me emrin. Ajo mund të përdorë të drejtën e vetos kur të shqyrtojë kapitujt”.

Agim Nesho: Ishte një çështje e vonuar që mund të ishte zgjidhur. Kemi një moment të ri në Europë dhe interesat gjeopolitiike të fuqive që kërkojnë të futen në Ballkan, në vendin e fundit që nuk është bërë pjesë e BE. Tsipras tregoii që është një lider i dimensioneve europiane. Mund të humbi zgjedhjet, por ka thyer nacionalizmin tradicional grek, që në Ballkan është prezent. Ka dalë mbi vetveten.

Ilir Kalemaj: Në Ballkanin Perëndimor, kemi liderë të cilët kanë zgjatur në pushtet prej dy dekadash, Gjukanoviç në Mal të zi, Vuçic në Serbi. Kemi raste të tjera si Gruevski që qëndroi në pushtet prej 10 vjetësh. Politika e jashtme shihet në funksion të zgjidhjeve të brendshme. Zaev erdhi si në mënyrë të natyrshme, por ka pasur peripeci të ndryshme. Zaev ishte bast i Perëndimit dhe një bast i madh edhe për të ridimensionuar edhe marrëdhëniet me faktorin shqiptar. Kemi të bëjmë me diçka që e tejkalon dhe vetë Zaevin si njeri. Anëtarësimi i plotë i Maqedonisë në NATO jep një sinjal për gjithë rajonin. Tsipras mori një farë basti jo të vogël të cilin e mendoi si një borxh ndaj Gjermanisë dhe BE-së. Greqia ka sot borxhin më të madh në BE. Greqia sot është e varur ndaj Gjermanisë njësoj si 10 vjet më parë.

Agim Nesho: Problemi është që influencat po vijnë dhe po forcohen. Pas mbarimit të Luftës së Ftohtë dhe krijimi të rendit një polar në botë, me SHBA-në në krye, Rusia, Turqia dhe Kina ishin shumë larg. Tani ka ardhur një rend tjetër me shumë pole. Secila influencon sipas interesave të veta në Ballakan. Kina nëpërmjet tregtisë, një plani afatgjatë për të patur një marrëdhënie të veçnatë brenda interesave. Rusia është e fokusuar në Europën Lindore dhe në Ballkan. Po të shikosh edhe në analiza, nga ato që nuk ka realizuar Europa e Bashkuar, ne duhet të jemi koshientë që Europa duke qenë e sigurt që këto gjëra nuk do ndodhin, Ballkanin e la pas. Edhe lufta që po bëhet në Maqedoni. Lavrovi ka katër herë që gjithonë insiton që kemi interesa në Maqedoni. Është një vend më tepër në Aleancën e Atlantikut. Vendet ballkanike që mund të kenë influenca të jashtme jashtë BE-së sot mbetet Bosnja, për të cilën lufta do jetë shumë e afërt. Kosova dihet. Ballkani duhet të ketë kujdes nga interesa të tjera siç është Turqia.

Lisen Bashkurti: Qasja ndaj vizionit gjerman është dhe një nga arsyet kryesore që Maqedonia dhe Greqia zgjidhën problemet mes tyre. Ballkani zgjidhi një problem, por është larg zgjidhjes së shumë prej tyre.

Arben Çejku: Nuk janë vetëm amerikanët që kanë paralajmëruar Prishtinën që mos të bëjnë hapa të nxituar. Kush është në presion këtu për të nxituar. Është Beogradi që duhet të hapë bisedimet me BE- apo është Kosova. Serbia e ka humbur kosovën prej kohësh, diskutimi për statusin është kurthi që i bëhet Kosovës. Mendoj se implikimi i Shqipërisë në këtë lloj dialogu është një iniciativë e rrezikshme ku duhet të flasin shumica e faktorëve. Ne duhet ta kemi të qartë që do të mbajmë përgjegjësinë tonë institucionale. Me anë të emisionit tuaj i kërkoj ministrit të deleguar që të qartësojë pozitën e vet në raport me deklaratën që ka bërë, këtë duhet ta bëjë për shtetin shqiptar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!