Ballkani ka harruar të shënojë, Feronikeli bën detyrën dhe afrohet me kreun

schedule18:59 - 12 Qershor, 2020

schedule 18:59 - 12 Qershor, 2020

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 24-t në IPKO Superligën e Kosovës. Tjetër barazim pa gola për Ballkanin, i treti radhazi që prej momentit që rifilloi futbolli në Kosovë (duke përfshirë edhe Kupën). Skuadra e Ismet Munishit (e ndoqi ndeshjen nga tribuna për shkak të pezullimit) ka harruar të shënojë dhe u frenua në kryeqytet përballë Flamurtarit vendas.

Miqtë nga Suhareka tentuan fitoren, por ishin të paqartë, pa forcën e duhur, teksa nuk kishin as fatin me vete, pasi goditja e Baftiut në minutën e fundit u ndal në shtyllë. Ky barazim e ngjit Ballkanin në kuotën e 46 pikëve, po aq sa ka edhe Drita, që luan të dielën jashtë fushe përballë Trepça ’89.

Dukagjini-Feronikeli 0-2
(Zeka 48′, Carioca 88′ )
Flamurtari-Ballkani 0-0

Feronikeli arriti një tjetër fitore pas asaj me Vushtrrinë. Kampionët në fuqi, triumfuan 0-2 në fushën e Dukagjinit të vendit të fundit dhe janë afruar me vendet e para. Vendasit rezistuan në pjesën e parë, por skuadra nga Drenasi realizoi dy herë në 45 minutat e dyta.

Mevlan Zeka zhbllokoi shifrat në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa braziliani Carioca vulosi fitoren dy minuta nga fundi. Ky sukses e ngjit Feronikelin në kuotën e 40 pikëve, teksa ekipi nga Klina mbyll renditjen me vetëm 10 pikë. /abcnews.al

 

Renditja e kampionatit dardan

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!