Miqësore të shumta ditën e sotme, pasi Kategoria e Parë nis fundjavën e ardhshme. Një prej tyre, Turbina, madje u ndesh me Ballkanin që drejtohet nga Bledi Shkëmbi. Ekipi nga Suhareka triumfoi me rezultatin 4-1 dhe Daku shënoi dy prej golave.
Emerllahu dhe Jashanica realizuan edhe nga një gol për Ballkanin, kurse për cërrikasit e gjeti rrugën e rrjetës Allamani. Besa-Besëlidhja ishte një nga takimet interesante të ditës së sotme dhe lezhjanët triumfuan me një gol të Gegës.
Egnatia, që kryeson grupin B mposhti Korabin me shifrat 2-1. Teqja dhe Shtubina shënuan për ekipin e Maganit, kurse për dibranët realizoi Xhebrahimi. Elbasani sot fitoi pastër, 2-0, kundër Gramshit, kurse Vora dhe Luzi 2008 u ndanë në barazim 2-2. /abcnews.al
Ballkani-Turbina 4-1
Shënues: Daku (2), Emerllahu, Jashanica / Allamani
Korabi-Egnatia 1-2
Shënues: Xhebrahimi / Teqja, Shtubina
Vora-Luzi 2008 2-2
Shënues: Deliallisi, Çeliku / Taku, Doka
Besa-Besëlidhja 0-1
Shënues: Gega
Elbasani-Gramshi 2-0
Shënues: Nuri, Solomon