“Ballkani i Hapur, vendos paqe”, Rama në OKB: Pa Kosovën, asambleja s’do jetë kurrë e plotë

schedule22:40 - 24 Shtator, 2021

schedule 22:40 - 24 Shtator, 2021

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Sesioni i 76-të, ku është ndalur tek dy çështje të nxehta në vendin tonë dhe në rajon, atë të Kosovës me Serbinë dhe Ballkanin e Hapur.

Rama duke folur nga foltorja në OKB ka deklaruar se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian është një aspiratë e hershme e Shqipërisë, ndërsa ka shtuar se vendi ynë tashmë i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe pret një reagim pozitiv nga BE.

Ndërkohë duke u ndalur tek Ballkani i Hapur, Rama ka deklaruar se kjo është një nismë që synon të rrisë ekonominë e vendit, të rris punësimit dhe të sigurojë 4 liritë ashtu siç janë në BE. Sipas Ramës, po ashtu Ballkani i Hapur synon që të bëjë Paqen si një realitet të pakthyeshëm në rajon dhe do të ndihmojë në shuarjen e konflikteve një herë e përgjithmonë.

“Procesi i integrimit Europian është një aspiratë dhe ne presim me padurim konferencën dhe vendimin e BE për të çelur negociatat. E kam thënë dhe dua të përsërisë se Shqipëria është gati dhe pret që BE të bëjë pjesën e saj. Është aspiratë rajonale dhe burim frymëzimi në një rajon të transformuar. Dhe të 6 vende e Ballkanit Perëndimor që kanë rënë dakord për një treg të përbashkët rajonal. Do sigurohen katër liritë si në BE. Ballkani i Hapur është shenja dhe prova e procesit si rajon për të rritur tregtinë dhe investimin. Ta bëjë paqen të pakthyeshme dhe të ndihmojë në konflikte një herë e përgjithmonë.”

Ndërkohë Rama është ndalur tek njohja e Kosovës si shtet. Ai ka thënë se asambleja e OKB nuk do të jetë kurrë e plotë pa Kosovën. Më tej Rama ka ashtuar se Kosova është pjesë e së ardhmes së Ballkanit Perëndimor dhe e vetmja rrugë mes Kosovës dhe Serbisë është dialogu.

“Kjo asamble e madhe nuk është dhe do jetë e plotë pa një nga shtete e rajonit tonë. Atë të Kosovës. Kam bërë thirrje për njohjen e Kosovës. Nuk është obsesion sa për kauzën. Por është ftesë për të njohur realitete të reja në zemër të Europës me një shtet që lindi me mbështetjen e ndërkombëtare. Kosovarëve, serbëve, të gjithëve, ballkanasve, se një Kosovë e pavarur, sovrane është një realitet që ekziston prej 13 vitesh. Ka sjell në rajon paqe dhe stabileite.t Ka kontribuar që të shkëputemi nga e shkuara. Dhe pa diskutim është pjesë e së ardhmes së përbashkët e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria mbështet si alternativë të vetme dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që do të sjellë njohjen e ndërsjelltë mes dy shteteve. Çdo ditë pa një marrëveshje është ditë e humbur. Një ditë që i hiqet së ardhmes. Vetëm maturia, kurajo dhe vizioni do ta lejojë më në fund Serbinë të heq barrën e së shkuarës.” tha mes të tjerash kryeministri Edi Rama./ abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!