Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij përmbyllëse të mandatit të dytë qeverisës, është ndalur edhe një herë tek Ballkani i Hapur. Sipas Ramës tashmë Shqipëria ka një imazh tjetër në sytë e botës, ndërsa thekson se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të presin edhe më shumë për të garantuar 4 liritë si në Shengen. Rama e ka konsideruar Ballkanin e Hapur si një proces të Berlinit ndërsa shton se akuzat që janë bërë kundër kësaj nisme nuk e shqetësojnë aspak.
“Vet imazhi i vendi tonë, Nuk kanë asnjë krahasim me vitin 2013. Dhe sot janë më lart se vitin 2017. Kjo qeveri mbyll mandatin me realizimin e kushteve dhe stërkushteve për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian. Me hapjen e një kapitulli të ri. Si një prej nismëtarëve të Ballkanit të Hapur. Që në thelb nuk është asgjë tjetër përveçse procesi i Berlinit. Me një shpejtësi e përgjegjësi të re. Pa pritur që përjetësimin e 4 lirive të Bashkimit Europian. Të kalojë në edhe 8 vjet që për çdo hap të kujtohen ndërkombëtarët.” tha Rama.
“Polemikat për Ballkanin e Hapur dhe akuzat e hatashme ndaj këtij procesi dhe ndaj meje. Qoftë nga Prishtina qoftë edhe nga Tirana nuk më shqetësojnë fare dhe nuk duhet të na shqetësojnë në mandatin e tretë. Ka shumë tym dhe zjarr të ndezur për qëllimet e politikës së ditës” tha Rama.
Ndërkohë kreu i qeverisë ka shtuar se me qeverinë e Kosovës pritet të realizohen punë të mira në interes të përbashkët megjithëse mos dakortësisë për Ballkanin e Hapur.
“Por qeveria e re t vazhdojë para edhe në këtë drejtim dhe kam besim që me qeverinë e Kosovës do të bëjmë plotë punë të mira me interes të përbashkët. Pavarësisht mos dakortësisë së kolegëve në Kosovë me Ballkanin e Hapur” tha Rama. /abcnews.al/