“Ballkani i Hapur”, pas dorëheqjes së Zaev, Vuçiç pyet Ramën se si do të veprojnë

schedule14:28 - 1 Nëntor, 2021

schedule 14:28 - 1 Nëntor, 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pjesë e Samitit për ndryshimin e Klimës është takuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kreu i shtetit serb përmes  një postimi në Instagram ka bërë me dije se për takimin e radhës që ishte planifikuar në Beograt duhet që të merren parasysh ngjarjet e fundit në Shkup ku kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dje ka dhënë dorëheqje.

Mbështetje e fortë për Ballkanin e Hapur. A duhet të mbajmë apo të shtyjmë takimin në Beograd, duke marrë parasysh ngjarjet në Shkup”, ka shkruar Vuçiç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!