Ballkani i Dajës bën historinë, gjen Shkupin në play-off të UECL

schedule22:57 - 11 Gusht, 2022

schedule 22:57 - 11 Gusht, 2022

Ballkani shkruan historinë, pasi ia doli të fitonte me penallti 4-3 ndaj KI Klaksvik dhe në play-off të Conference League do të përballet me Shkupin. Në 120 minuta kampionët e Kosovës kishin humbur 1-2.

Ballkani bëri gjithçka të kualifikohej dhe për këtë në fushë kishte zbritur për të fituar. Skuadra e Ilir Dajës kishte disa mundësi të mira shënimi, por në pjesën e parë nuk shënoi dot.

KI Klaksvik e nisi mirë fraksionin e dytë të lojës, teksa Mikkelsen ishte ai që i ndëshkoi kampionët e Kosovës. Ballkani reagoi, duke barazuar me Ermal Krasniqin, por një minutë para fundit vendasit kaluan sërish në epërsi.

Da Silva ndëshkoi Ballkanin dhe me rezultatin 2-1 ndeshja shkoi në shtesë, pasi dueli i parë në Kosovë ishte mbyllur 3-2 për ekipin nga Suhareka.

Ekipi që kaloi më tej u vendos nga penalltite dhë te Ballkani ishin më të saktë.

KI KLAKSVIK-BALLKANI 2-1 (3-4 pen.)
MIKKELSEN 56’, DA SILVA 89’ / KRASNIQI 83’