Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu lëshoi akuza ndaj qeverisë së kryeministrit Rama për rritjen e kriminalitetit në vend.
Gjithashtu ish-deputeti ka reaguar për situatën e banorëve në Unazën e Re. Vetë Balliu kërkoi që të gjitha procedimet penale për banorët e Unazës të bashkohen në një dhe të bëhet një proces gjyqësor i mirëfilltë.
Pjesë nga deklarata:
“Këtu janë me qindra, në mos me mijëra procedime penale dhe ka një prokurori të tërë që po merret vetëm me banorët e Unazës së Re. Ne kërkojmë që çështjet e Unazës për protestën e Unazës të bashkohen të gjitha së bashku dhe të bëhet një gjyq i mirëfilltë.
Nuk ka pse çdo ditë një banor i Unazës është këtu. mesatarisht çdo ditë të javës një banor i Unazës është këtu. Dhe presioni vazhdon çdo ditë, qoftë këtu, qoftë për largime nga puna që kanë bërë, qoftë për presione të tjera të orëve të vona.
Si ka mundësi që ky shtet shpërdoron paratë publike në këtë mënyrë, se këto prokurorë, gjykata e gjyqtarë, këto të gjithë mbahen me paratë e taksapaguesve dhe taksat e qytetarëve shqiptarë po përdoren për të bërë presion në interes politik të Edi Ramës ndaj këtyre qytetarëve.
E dyta, banorët e Unazës kanë patur një akuzë themelore për projektin e Unazës së Re që ishte që nuk ka projekt rruge por që këtu ka projekt pallatesh dhe vemja e bashkisë, lavatriçja me e madhe e parave të drogës Erion Veliaj deklaronte se nuk ka projekt për pallate.
Një vit e katër muaj dhunë, një vit e katër muaj këmbë e duart në allçi dhe ky dilte çdo ditë dhe deklaronte që aty s’ka pallate, por po bëhet rrugë në interes të qytetarëve.
Më thoni ju janë në interes të qytetarëve pallatet? Sa pallate ka bërë ky njeri? Po ngaqë ka bllokuar çdo shesh me pallatet që ka bërë, sot çfarë i ka ngelur?! Duhet të prishë shtëpijat e qytetarëve sepse s’ka më vend, duhet të prishë shtëpitë e qytetarëve sepse skam ë vend.
Mashtron qytetarët e Lanës kur iu thotë se do të fusë ata banorë tek këto pallate sepse s’ka asnjë kontratë të shtetit me biznesmenët të cilët i kanë filluar pallatet tani gati prej 6-7 muajsh. Të gjitha pallatet janë buzë rrugës sepse nuk ka patur kurrë projekt për qytetarët. Kjo qeveri ka vetëm projekt për të vjedhur dhe projekt për pallate dhe atë po bën atje dhe sot e faktoi. Unë ju bëj thirrje juve që ta raportoni se si ky njeri në emisione të tjera ka deklaruar se atje s’ka pallate dhe se si ky njeri deklaron se atje ka pallate.
E dyta, ndërkohë që Edi Rama në orët e vona në restorantet e Durrësit, i lutet banditëve dhe kriminelëve, që ta ndihmojnë në zgjedhje, ndërkohë që në televizor ky zotëria bën si dhelpër e ngordhur ndërkohë që në Fushë Krujë ky zotëria shkon netëve vonë dhe i kërkon banditëve të Fushë Krujës që ta ndihmojnë për zgjedhje.
Këtu banorët e Unazës arrestohen, banorët e Unazës tërhiqen nëpër gjykata. Më thoni se në cilin vend të botës ndodh që vidhen 40 milionë euro dhe sot po shtohen 2.3 milionë euro të tjera tek ky projekt famëzi e famëkeq, i dalë boje, në Shqipëri dhe në të gjithë Evropën dhe në mbarë Botën.
Si ka mundësi që vazhdojnë dhe shtohen paratë aty, sepse vazhdon vjedhja.
Aty nuk ka pasur kurrë një projekt për qytetarët, por një projekt për të vjedhur.
Mbi të gjitha të gjitha akuzat që rëndojnë mbi banorët e Unazës së Re, janë akuza të ardhura nga policia e shtetit e pllakosur dhe e kapur në çdo segment, nga kjo polici e cila ka mbi supe një akuzë të tmerrshme për kanabizimin e vendit, për implikimin e saj me krimin e organizuar.
Banorët janë në gjyq një herë për ditë e martë, një herë për ditën e enjte, por atje është krim vazhdues. Kjo është juridikisht. Nëse unë kam shkelur ligin ditën e hënë, të martën atje, e kam shkelur edhe të mërkurën, sepse ka qenë e përditshme dhe aty nuk është shkelur asnjë ligj, përkundrazi, këta banorë, këta heronj, mbrojtën interesat e shtëpive të tyre por edhe interesin publik, duke demonstruar një vjedhje monstruoze që i bënë të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Sot ne jemi në këtë fazë, ku kemi një qeveri e cila e ka kthyer policinë në armike të qytetarëve shqiptarë dhe mike të bandave të krimit.
Sot ne jemi në këtë fazë, ku bëhen projekte për vjedhje, kaqpen me presh në dorë, dhe shkojnë nëpër gjykata dhe harxhojnë të vjedhurit lek me avokatët, më thoni se ku janë pushtetarët të cilët akuzohen për 6.2 miliard euro të vjedhura, të zhdukura nga buxheti i shtetit sipas KLSH-së.
Nuk ka asnjë sepse kjo qeveri ka vetëm një interes, të vjedhë qytetarët, që të blejë votat e të mbajë pushtetin e vjedhur që ka sot.
Ky njeri e ktheu qytetin e Lasgushit, në qytet të kallashit. Vetëm ky e ka bërë këtë. Shikoni Elbasanin, e ka kthyer qytetin e Kristoforidhit në qytet të tmerrit, në qytet të bandave.
Ky e ktheu Shqipërinë në Kolumbinë e Evropës. Kolumbia ka qenë më mirë se ne sepse Pablo Escobar kur hyri në Parlament e nxorën që ditën e parë, kurse ky ka futur me dhjetëra deputetë narkotrafikantë që janë marrë me prostitucion të dënuar për vrasje, i mban edhe sot në mbështetje.
Dua t’i bëj thirrje çdo qytetari që kjo nuk është një çështje për Unazën, Bregun e Lumit, naftëtarët, këtu po sulmohen të gjithë qytetarët shqiptarë. Mjafton të shohësh varfërinë që ka pllakusur çdo cep dhe është detyrimi ynë kombëtar që këtë armik të përbashkët të Shqipërisë, ekonomisë dhe çdeo qytetari të ndershëm të këtij vendi, të çdo polici të ndershëm, ta zhdukim një herë e mirë dhe e kemi mundësinë. Më 2 prill do t’i shpartallojmë në çdo cep të Shqipërisë. Nuk do të gjejnë vrimë ku të futen. Ka ardhur koha që shqiptarët të marrin atë që i takon. Nuk ka më burg për qytetarët se s’kanë paguar dritat, se kanë protestuar, por burg për pushtetarët e korruptuar që kanë vjkedhur qytetarët shqiptarë”./abcnews.al/