Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu tha se ndihej i keqardhur që zgjidhjen se kush është shumica në PD ta jepte gjykata.
I ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, Balliu tha se ka ardhur momenti që PD të bashkohet dhe të fillojë të bëjë opozitë dhe jo lojëra opozitash.
Ndërkohë që deputeti demokrat Mziu në replikë theksoi se të bërit opozitë duhet të kishte nisur që në 25 prill.
Pas kësaj deklarate Balliu tha se ata që dolën kundër Rithemelimit opozitën nuk e bënin me Ramën por me Berishën.
Pjesë nga diskutimi:
Balliu: Ankimimin nuk e bën dot askush tjetër përveç nesh sepse ka vetëm një palë në këtë çështje. Mund të themi që duhet bërë apelim. Politikisht unë ndiej keqardhje të madhe që u desh gjykata për ta mbyllur këtë punë, PD i ka të gjitha asetet që ta kishim zgjidhur me njëri-tjetrit. Edhe ata që ishin kundër nesh e dinin nga ishte shumica. Refuzoj ta besoj se deputetë të PD menduan qoftë edhe një orë që Lulzim Basha ka shumicën. PD sot është pa institucione, i vetmi institucion që njihet zyrtarisht është grupi p[parlamentar, i cili duhet të mblidhet urgjentisht për të diskutuar për bashkimin për të bërë opozitë, nuk ka më lojëra opozitash.
Mziu: Thua tani është momenti për të bërë opozitë, duhet ta kishim bërë që më 25 prill
Balliu: Opozitë ju e konsideronit që në vend të hiqnit Ramën, donit të hiqnit Sali Berishën
Xhafo: A ekziston rreziko që të çahet grupi?
Balliu: Duhet normalizimi i jetës parlamentare, që në parlament mos ketë diskutime më jo të flasë ky, jo ai.
/T.H/Abcnews.al/