Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balliu “dobëson” tifozin/ Një përkrahës i futbollit spanjoll, histori interesante me shqiptarin

schedule12:43 - 5 Mars, 2026

schedule 12:43 - 5 Mars, 2026

Një histori vërtet e veçantë. Një tifozë spanjoll tregoi për median e Madridit, “Marka”, atë që i ndodhi me Ivan Balliun, gjatë dhe pas një ndeshjeje që ekipi i shqiptarit, Rajo Vajekano, pati në fushën e Atletikut të Bilbaos.

Tifozi i njohur si “El Zankadija” foli për “Radio Markën”, duke rrëfyer sesi kishte qenë në stadium atë ditë, dhe sesi e kishte thirrur Balliun në emër.

Kjo i erdhi në mënyrë natyrale sepse kishte planifikuar një udhëtim në Shqipëri, pra në atdheun e mbrojtësit kuqezi.



Më pas, Balliu i dha bluzën me të cilën kishte bërë nxemjen, në shenjë respekti.

Gjithsesi, përderisa “El Zankadija” peshonte 110 kilogramë, ai u desh që të dobësohej ndjeshëm që ta vishte atë fanelë.

Vetë tifozë deklaroi se humbi gati 40 kilogramë, dhe e falenderoi futbollistin shqiptar sepse në këtë mënyrë u kthye në peshë normale, dhe nisi të jetonte siç duhet.

U desh një dhuratë nga Balliu që basku të kujdesej për veten dhe të mos ishte më obez.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!