Balla zbardh takimin me delegacionin e AAK: Shqipëria dhe PS mbështesin anëtarësimin e Kosovës në NATO

schedule16:52 - 5 Prill, 2022

schedule 16:52 - 5 Prill, 2022

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka pritur në një takim një delegacion të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të kryesuar nga Ramush Haradinaj.

Pas takimit Balla tha për mediat se dy ishin çështjet që u diskutuan me përfaqësuesit e AAK, të cilat janë anëtarësimi i Kosovës në NATO, për të cilën PS dhe Shqipëria do të japin mbështetjen maksimale, si dhe për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë, e cila do të afronte edhe më shumë kombin shqiptar.

Është një vizitë me rëndësi të veçantë për peshën që ky grup parlamentar ka në parlamentin e Kosovës. Dy ishin çështjet që diskutuam, e para ka të bëjë me procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO. PS dhe Shqipëria mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO. Çështja e dytë linja hekurudhore mes Durrësit dhe Prishtinës. Një çështje që kryeministri Rama e ka përqafuar që ditën e parë”, tha Balla.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!