Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit nga Fieri. Balla u shpreh se kjo ditë e sakrificës duhet të na kujtojë se duhet të jemi më solidarë me njerëzit në vështirësi.
Balla: Të gjithë besimtarët myslimanë, por gjithashtu dhe të gjithë popullin e Fierit dhe Shqipërisë gëzuar festën e Kurban Bajramit. Është një festë shumë e rëndësishme e besimit Islam, simbol i së cilës është solidariteti me njerëzit që janë në nevojë. Natyrshëm që edhe vëmendja jonë shkon për të gjithë ata që janë më në vështirësi dhe kjo ditë na kujton se duhet të jemi më shumë të përgjegjshëm për t’iu gjendur pranë njerëzve që kanë më shumë nevojë.
/Abcnews.al/