Balla thirrje Parlamenteve të vendeve të Europës Juglindore: Të dëgjojmë partnerët amerikanë për rrjetet 5G

schedule10:17 - 5 Nëntor, 2019

schedule 10:17 - 5 Nëntor, 2019

Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla i ka kërkuar parlamenteve të të Evropës Juglindore që të dëgjojnë partnerët amerikanë kur bëhet fjalë për rrjetet 5G. Ndonjë prej kompanive mund ti keqpërdorë të dhëat personale-theksoi numri dy i Partisë Socialiste.

Një zë socialist reagoi dy ditë pas Këshillës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrjetet 5G. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla I bëri thirrje parlamenteve të Evropës Juglindore që të mos anashkalojnë mesazhet e partnerëve amerikanë.

“Duhet të dëgjojmë partnerët tanë amerikanë kur bëhet fjalë për rrjetet 5G. Jo të gjitha kompanive që ndërtojnë këto rrjete mund t’u besojmë të dhënat tona personale. Ndonjë prej tyre mund ti përdorë për qëllime të tjera”.

Ndër kompanitë më të pasigurta renditen ato kineze sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nëpërmjet një artikulli ambasada amerikane këshilloi qytetarët shqiptarë për pasojat që mund të ketë në sigurinë e të dhënave teknologjia 5G pasi në vendin tonë u prezantua projekti për këtë rrjet të teknologjisë.

 “Shitësi kinez i telekomit Huaëei shpreson të prodhojë dhe shesë pajisjet e tij të rrjetit 5G në të gjithë botë. Rrjetet 5G do të ndryshojnë botën. Aplikacionet e ndërlidhura do të revolucionarizojnë bizneset, do të përmirësojnë infrastrukturën dhe do të transformojnë komunikimet personale. Këto aplikacione të reja do të jenë thelbësore për jetën tonë, kështu që mbajtja e të gjitha këtyre të dhënave është më e rëndësishme se kurrë”.

Për të qëndruar në të njëjtën linjë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kreu i grupit parlamentar socialist propozon që të punohet më shumë në ndërgjegjësimin e përdoruesëve të internetit dhe rritjen e sigurisë në rrjetet shtetërore.

“Vetëm pak ditë më parë kam depozituar një Projekt Rezolutë “Për ndërhyrjet e huaja në proceset demokratike kombëtare”. Në këtë projekt rezolutë konstatojmë që Shqipëria është e predispozuar ndaj sulmeve kibernetike dhe dezinformimin të cilat mund të ndikojnë në përbërjen e institucioneve të vendit dhe demokracinë tonë”, tha Balla.

Shqipëria renditet ndër tre vendet më të rrëzikuara nga sulmet kibernetike sipas raportit vjetor të kompanisë ruse Kaspersy Security Netëork që ofron shërbime mbrojtje ndaj këtyre krimeve në mbarë botën.

Sipas buletinit të sigurisë kibernetike të botuara në fund të vitit të kaluar në vend të parë renditet Algjeria me 44,1 përqind, Nepali me 43 përqind, Shqipëria me 40, 1 përqind./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!