Balla takohet me zyrtaren gjermane: Qeveria e vendosur të aplikojë amnistinë fiskale

schedule12:36 - 28 Tetor, 2022

schedule 12:36 - 28 Tetor, 2022

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, është takuar këtë të premte me Gabriela Heinrich, kryetare e Grupit Parlamentar të partisë gjermane SPD.

Balla diskutoi me kryetaren e Grupit Parlamentar të partisë gjermane SPD rreth amnistisë fiskale.

Në konferencën e përbashkët me zyrtaren gjermane, Balla tha se qeveria po konsultimet me ekspertë e BE-së lidhur me amnistinë fiskale dhe taksën e jashtëzakonshme.

Balla u shpreh i sigurt se qeveria është e vendosur për të aplikuar amnistinë fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të perëndimit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!