Balla takime në Bundestag: Shqipëria i ka plotësuar kushtet e vendosura nga BE

schedule22:26 - 16 Mars, 2022

schedule 22:26 - 16 Mars, 2022

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla gjatë vizitës së tij në Gjermani ka zhvilluar një takim me kreun e Grupit të SPD, Rolf Mützenich dhe nënkryetaren Gabriela Heinrich.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, është takuar në Bundestag me kryetarin e Grupit të SPD, Rolf Mützenich dhe nënkryetaren Gabriela Heinrich.

Përmes një postimi në Twiiter, Balla bën të ditur se konteksti i ri gjeopolitik dhe agresioni rus kundër Ukrainës imponojnë një marrëdhënie më të ngushtë të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndërkohë që thekson se në pritje të Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë, vendi ynë i ka plotësuar prej kohësh të gjitha kushtet e vendosura nga BE.

Postimi i Ballës:

📍🇩🇪Bundestag, Berlin – Takim me Kryetarin e Grupit të SPD @Rolf Mützenich dhe nënkryetaren @Gabriela Heinrich

Konteksti i ri gjeopolitik dhe agresioni rus kundër Ukrainës imponojnë një marrëdhënie më të ngushtë me vendet e Ballkanit Perëndimor. Presim mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila i ka plotësuar prej kohësh të gjitha kushtet e vendosura nga BE. Do të intensifikojmë bashkëpunimin mes dy grupeve tona parlamentare🇦🇱🇩🇪🇪🇺 /Abcnews.al/