Partia Socialiste nuk do të tërhiqet nga negociatat për reformën zgjedhore, pavarësisht protestës së thirrur nga Presidenti.
“Presidenti aktual i Republikës është një prej aktorëve të lidershipit të opozitës. Ne kemi një komunikim me lidershipin e PD, të paktën zyrtar sepse nuk di nëse Basha është shkarkuar nga lidershipi i opozitës”, tha Balla.
Numri dy i socialistëve bëri thirrje që asnjë aktor politik të mos vërë në rrezik shansin e Shqipërisë për të hapur negociatat këtë pranverë.
“Rrugën europiane të Shqipërisë e mbështesin më shumë 97% e shqiptarëve dhe nuk mund të pengohet nga asnjë kapriço personale e një individi. Ne nuk kemi një krizë me Presidentin, ka presidenti një krizë me Ilir Metën. Meta duhet të ndajë nesë do të jetë një prej liderëve të opozitës apo president i Republikës së Shqipërisë”, tha Balla.
Këto deklarime kryeu i grupit socialist i bëri pasi u takua me reporteren e rë për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Santos./abcnews.al