Balla reagon pas deklaratës së Yuri Kim: Asgjë nuk mund ta ndalojë drejtësinë e re

schedule17:15 - 24 Korrik, 2020

schedule 17:15 - 24 Korrik, 2020

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim.

Përmes një postimi në Twitter Balla deklaron se ka pasur ëndërrimtarë që u munduan të ndalojnë miratimin e reformës në drejtësi 4 vjet më parë.

Sipas Ballës, asgjë nuk mund të ndaloj drejtësinë e re.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Kishte ëndërrimtarë që u përpoqën të ndalonin aprovimin e Reformës në Drejtësi katër vite më parë. Zbatimi i plotë i Reformës në Drejtësi dhe fillimi i menjëhershëm i BKH janë në rrugën e duhur. Asgjë nuk mund ta ndalë drejtësinë e re.”

Lexo edhe: Reforma, Kim: Disa po shpresojnë se drejtësia nuk do vijë, ëndrra nuk do u bëhet realitet

Më herët, ambasadorja amerikane deklaroi se disa po ëndërrojnë se drejtësia nuk do të vijë ndonjëherë, por kjo ëndërr sipas diplomates, nuk do të bëhet realitet kurrë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!