Balla reagon pas akuzave të PD për Valdrin Pjetrin: Vija e kuqe e PS nuk përjashton askënd

schedule15:45 - 13 Gusht, 2019

schedule 15:45 - 13 Gusht, 2019

 

Pas akuzave të Partisë Demokratike se kryebashkiaku i Shkodrës është subjekt i Ligjit për Dekriminalizimin ka reaguar kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Ai ka nënvizuar se Partia Socialiste ka përcaktuar qartë një vijë të kuqe, për të gjithë anëtarët e saj. Kjo vijë e kuqe nuk përjashton askënd, që nga Kryetari i Partisë deri tek anëtari i thjeshtë.

Konkretisht, akuza e ngritur ndaj Valdrin Pjetrit, me një pretendim të bazuar në dokumenta joligjore nga ana e Partisë Demokratike, nuk mjafton as për t’u pranuar a priori, as për t’u rrëzuar a priori.- shkruan Taulant Balla në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Megjithatë përtej dëshirës së mazhorancës që e drejta të jetë në anën e tij, Partia Socialiste garanton opinionin publik dhe komunitetin e Bashkisë së Shkodrës, se përtej çdo interesi partiak, politik apo individual, do të qëndrojë edhe në këtë rast në anën e ligjit dhe të interesit publik”, shkruan Balla./ABC News Albania 27/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!