Balla publikon videon: Kur Meta mbronte marrëveshjen anti-kushtetuese të Bashës për detin

schedule16:08 - 28 Gusht, 2020

schedule 16:08 - 28 Gusht, 2020

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Republikës, Ilir Meta i cili ka thënë se do të mbrojë Kushtetutën për çështjen e kufirit detar.

Balla përmes një video të vitit 2009 të postuar në Facebook,  ku në atë kohë Ilir Meta, kreu i LSI ishte në kolaicion me PD, thuhej se Meta  mbronte marrëveshjen anti-kushtetuese për detin dhe akuzonte për ekstremizëm socialistët.

Reagimi i plotë:

Kujtesë: kur Ilir Meta mbronte marrëveshjen anti-kushtetuese të Lulezim Bashës për detin dhe akuzonte per ekstremizem kundershtarët e marrëveshjes

Në tetor të 2009, ishte Partia Socialiste??? e cila i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e marrëveshjes si antikombëtare. Berisha, Meta dhe Basha ishin avokatët e asaj Marrëveshje?

Ajo Marrëveshje u rrëzua! ?

Partia Socialiste mbetet gjithmonë në krahun e duhur të historisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!