Nënkryetari i Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar në lidhje me reagimin e Presidentit Meta sa i takon mosdekretimit të Genti Cakajt në postin e ministrit të ri të brendshëm. Sipas kreut të grupit parlamentar socialist, Presidenti nuk mendon më as për Kushtetutën dhe as për dinjitetin e institucionit, po për lidershipin e opozitës.
“Presidenti nuk mendon më as për Kushtetutën, as për dinjitetin e institucionit, po për lidershipin e opozitës! Ai sot ngriti flamurin e kryetarit imagjinar të opozitës në Presidencë dhe sulmoi kryeministrin me të gjithë librin e Shqupit dhe LSI-së bashkë. Fatkeqësisht ky është sot Ilir Meta, një President i votuar nga ne për të përfaqësuar edhe opoziten (me votat në dispozicion dhe pa PD në sallë, ishte e vetmja zgjedhje për të mos e çuar vendin në kaos institucional), tanimë i kthyer në kryetar alternativ opozite”– shkruan Balla. /abcnews.al