Balla për bashkëpunimin Shqipëri-Itali: Më shumë projekte

schedule14:27 - 10 Gusht, 2018

schedule 14:27 - 10 Gusht, 2018

Më shumë projekte duhet të hartohen e zbatohen mes Shqipërisë e Italisë. Këtë nënvizoi kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla gjatë vizitës që zhvilloi në Bari, duke e mbështetur në bashkëpunimin e mirë që i ka karakterizuar dy shtetet fqinjë.

Italia ka qenë është dhe mbetet një shtetet më bashkëpunuese me Shqipërinë. Këtë fakt e vuri në dukje edhe kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla gjatë vizitës së tij në vendin fqinjë.

I ftuar  të marrë pjesë në takimin e organizuar nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Aldo Moro” të Barit, ku u diskutuan një sërë çështjesh të rëndësishme të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë,Taulant Balla dha një intervistë edhe në edicionin qendror të lajmeve të “TeleBari”.

Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve u nënvizua nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

“Këtë shtator është Fiera Del Levante dhe ne duhet të rimarrim disa projekte për zhvillimin e përbashkët, pasi si për Shqipërinë ashtu edhe për Malin e Zi dhe Maqedoninë, hyrja kryesore drejt Europës është Porti i Barit, është Puglia. Për Pulian, për Italinë Porti i Durrësit është një portë e rëndësishme drejt “Korridorit 8”.

4 vjet pas fillimit të projektit INTEREG IPA mes Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi më shumë duhet të ishte bërë nënvizoi Balla.

“Bëhet fjalë për një shumë prej 92 milionë eurosh dhe pas 4 vitesh ne konstatojmë që jo të gjitha mundësitë e dhëna janë shfrytëzuar siç duhet nga palët. Them këtë pasi Italia është përfaqësuar në këtë projekt përmes Rajonit të Puglia-s dhe asaj të Molise dhe në këtë rast Pugla ka rolin kryesor drejtues në këtë projekt mes tre vendeve. Italia është aktorja kryesore, si anëtare e Bashkimit Europian dhe më pas vijnë dy vendet e tjera të vogla që janë rrugës, drejt Integrimit Europian”

Dhe pikërisht në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, Italia është vendi që ka dhënë mbështetjen maksimale u shpreh kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!